Site icon Telegrafi

Bisedimet për pagat në arsim do të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme

Takimi i sotëm për rritjen e pagave për punëtorët në arsim përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK) kanë arritur t’i përafrojnë qëndrimet, ndërsa bisedimet do të vazhdojë edhe gjatë javës së ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Arbër Ademi pas përfundimit të takimit në Qeveri, deklaroi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe SASHK janë në rrugë të mirë për të arritur marrëveshje.

Kreu i Sindikatës, Jakim Nedelkov njoftoi se javën e ardhshme do të ketë disa takime mes SASHK dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Lexo po ashtu Ademi: Jemi afër marrëveshjes, do të ketë rritje historike të pagave

SASHK kërkon rritje të pagave që do të jetë më shumë se 10% dhe do të fillojë në janar të vitit të ardhshëm. Në anën tjetër, MASH kërkon që pagat të rriten për 10% gjatë muajit prill. Nga SASHK nuk pajtohen më këtë propozim dhe paralajmërojnë grevë të përgjithshme, që do të mbahej më 11 nëntor nëse nuk përmbushen kushtet./Telegrafi/

Exit mobile version