Ministrat e financave të eurozonës mund të fillojnë diskutimet për lehtësimin e borxheve për Greqinë, në takimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar në mes të prillit, nëse deri atëherë arrihet një marrëveshje me Athinën mbi një paketë të reformave. Kështu kanë thënë zyrtarë të Evropës, raporton Reuters.
Përfaqësuesit e huadhënësve të Greqisë do të ri-nisin nga e hëna bisedimet me qeverinë greke, për problemet e kredive, sistemin bankar, pensionet dhe reformat e tatimit mbi të ardhurat.
Bisedimet mbi këto reforma janë zvarritur për muaj, meqë janë politikisht shumë të vështira për qeverinë e krahut të majtë të Aleksis Cipras.
Megjithatë, këto masa janë vendimtare për Greqinë për të arritur një suficit primar të madh në vitin 2018, kur huadhënësit shpresojnë se ajo do të jetë në gjendje për të menaxhuar financat e veta dhe të marrë hua nga tregu me ritme të qëndrueshme.
Pa një marrëveshje mbi masat, Athina nuk mund të marrë këstin e ardhshëm të kredive nga fondi i shpëtimit të eurozonës. Ajo ka nevojë për të holla, për të paguar 3.5 miliardë euro borxh në FMN dhe në Bankën Qendrore Evropiane, në korrik.
Marrëveshja është edhe kusht për fillimi n e bisedimeve për lehtësimin e borxheve.