Këshilli politik i “Syriza”, partisë qeverisëse në Greqi ka vendosur që bisedimet për çështjen e emrit të vazhdojnë deri në gjetjen e një zgjidhje.
Ndërsa, lideri i kësaj partie, Alexis Tsipras, njiherit kryeministër, i ka informuar anëtarët e këshillit, rreth bisedimeve që kryhen, ku Greqia përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Alexis Tsipras.
Këshilli politik i “Syriza” ka konstatuar se ka përparim në bisedimet Greqi-Maqedoni, por si halë në sy ka mbetur çështja e ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë./Telegrafi/