Telegrafi

Bisedimet për borxhin amerikan në qorrsokak

Republikanët në opozitë kërcënuan në Uashington se do të tërhiqen nga bisedimet nëse demokratët e presidentit Obama nuk heqin dorë nga ngritja e taksave. Republikanët kërkojnë kursime drastike në buxhetin shtetëror, transmeton Dw. Nga këto kursime varet pastaj miratimi i tyre për ngritjen e kufirit të borxhit amerikan.

Ai ndodhet aktualisht tek 1.43 bilion dollarë dhe është arritur qysh në mes të muajit maj. Në rast se nuk arrihet një marrëveshje atëherë qeveria amerikane nga gushti nuk do të jetë e aftë për kryerjen e pagesave. /Telegrafi/