Stoqet evropiane e nisen javën me fitime, të ndihmuar nga një rritje e aksionet e Deutsche Bank dhe Commerzbank pasi ata konfirmuan se janë në bisedime për t’u bashkuar.
Aksionet e Deutsche Bank u rritën më 3.4 për qind, ndërsa të Commerzbank u rritën më 5.4 për qind, duke e çuar rritjen e sektorit bankar në Evropë më 0.6 për qind, përcjell Telegrafi.
Bankat dhanë deklarata pas takimeve të veçanta të bordeve, duke treguar një ritëm të shpejtë të procesit të bashkimit, megjithëse të dy huadhënësit paralajmëruan se nuk ka asgjë konkrete për ndonjë marrëveshje për bashkim.
Indeksi STOXX 600 u rrit më 0.14 për qind, ndërsa FTSE 100 e Londrës u rrit më 0.3 për qind.
Një bashkim i këtyre bankave mund të rezultojë në kursime masive të kostove, në veçanti duke mbyllur shumë degë të tyre, por kritikët thonë se integrimi i tyre do të ishte i komplikuar dhe i rrezikshëm. /Telegrafi/