Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se bisedimet për vazhdimin e kontratës me Mesut Ozilin janë ngadalësuar.
Ozil sikurse Alexis Sanchez, është në fund të kontratës me klubin me Manchester United që ka shfaqur interesim për lojtarin.
Wenger ka shfaqur besim që lojtarin do ta vazhdojë kontratë.
“Natyrisht. Kontaktet janë ngadalësuar që nga 31 gushti, pasi kemi nevojë për pak pushim dhe kërkojnë fokusim në gara. Por ngadalë do të kthehemi në bisedime”.
Arsenali do të jetë pa Ozilin në ndeshjen e Ligës Premier kundër Chelseat, ndërsa në fushë mund të hedhet nga minuta e parë Jack Wilshere. /Telegrafi/