Sot vazhdojnë bisedimet për Marrëveshjen e Përzhinos por ndryshon lokacioni pasi përfaqësuesit e partive politike më nuk do të jenë në rezidencën e BE-së në lagjen Përzhino por tek Ambasada e SHBA-ve në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Euroambasadori Aivo Orav nuk do të jetë pjesë e bisedimeve por atë do ta zëvendësojnë dy nga këshilltarët e tij në Shkup.
Deri tani ka probleme rreth pikës ku bisedohet për MPB-në dhe ingerencat e ministrit të policisë.
Nikolla Todorov thotë se ministri i Punëve të Brendshme do të duhet të organizojë zgjedhjet e parakohshme dhe të jep dorëheqje nga ora 19 në ditën e zgjedhjeve, pra kur të mbarojnë zgjedhjet.
Ky propozim nuk u pranua nga LSDM e cila propozon që e gjithë qeveria të dorëhiqet në ora 19 në ditën e zgjedhjeve, pra kur të mbarojnë zgjedhjet.
Nëse këtë javë arrihet marrëveshje në mes katër partive, zgjedhje do ketë më 11 dhjetor, këtë vit./Telegrafi/