Site icon Telegrafi

Bisedimet në Përzhino janë ndaluar tek një pikë, ja cila është ajo (Video)

Ambasadori i SHBA-ve në Maqedoni Jess Baily pas daljes nga rezidenca e BE-së Shkup tha se partitë janë marr vesh për shumë pika por ka ndalesa dhe mos kuptime për një pikë, transmeton Telegrafi.

Baily nuk precizoi se për cilën pikë flitet por tha se së shpejti do të ketë marrëveshje.

Sipas informacioneve që gazetarët i sjellin nga terreni, merret vesh se pika ku janë ndaluar bisedimet është: ingerencat speciale në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Përndryshe në Përzhino OBRM-PDUKM përfaqësohet nga Nikolla Todorov, LSDM nga Radmila Sheqerinska, BDI nga Artan Grubi dhe PDSH nga Imer Aliu./Telegrafi/

Exit mobile version