Site icon Telegrafi

Bisedimet historike mes qeverisë afgane dhe talibanëve, këta të fundit kundërshtojnë mënyrën e re të jetesës në Afganistan

Më 12 shtator patën filluar negociatat historike për paqe mes talibanëve dhe qeverisë së Afganistanit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bisedimet në zhvillim e sipër, të cilat po mbahen në kryeqytetin e Katarit kanë për qëllim përfundimin e konfliktit 19-vjeçar mes të dyja palëve, i cili filloi kur talibanët ishin përjashtuar nga forcat e NATO-s.

Si kusht për këto negociata, talibanët kërkuan lirimin e 5,000 luftëtarëve të tyre.

Mediumi francez France24 bisedoi me ushtarët talibanë në Afganistan, të cilët kaluan disa vite duke luftuar forcat afgane si dhe amerikane, para se të arrestoheshin dhe të burgoseshin në burgjet qeveritare.

Sipas raportimit koha e tyre në burgje vetëm përforcoi përkushtimin e tyre ndaj lëvizjes talibane, në të dyja nivelet si ideologjike dhe politike.

Ata e kundërshtojnë qeverinë afgane, të cilën po e konsiderojnë si “marionetë” të amerikanëve dhe të njëjtit po e kundërshtojnë mënyrën moderne të jetesës pasi këto shkelin parimet e Islamit.

Këto ndryshime thelbësore po reflektojnë në ‘ndarjen’ e Afganistanit. Negociatat e paqes në Doha ka të ngjarë të jenë të gjata dhe të komplikuara, pasi të dy ideologjitë vështirë se do të zgjidhen. /Telegrafi/

Exit mobile version