Telegrafi

Bisedimet e liderëve partiak ndërpriten përkohësisht

Raportimet më të fundit nga kubi i deputetëve, ku po mbahet takimi i liderëve të partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, thonë se është ndërprerë mbledhja, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet e ditur se bëhet fjalë për një pauzë të liderëve, për të vazhduar më tutje me takimin. Nuk jepen detaje, apo informacione tjera rreth mbarvajtjes së takimit dhe se çfarë është biseduar, apo nëse është arritur ndonjë pajtueshmëri për zgjedhjet.