Telegrafi

Bisedime për paqe në Lindjen e Mesme

Departamenti i shtetit shpreson që bisedimet t’i hapin rrugë negociatave zyrtare drejt një zgjidhjeje dypalëshe në Lindjen e Mesme.

Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, duke folur pas një takimi me presidentin egjiptian, Hosni Mubarak, tha se ai shpresonte se mund të arrihej një marrëveshje në vitin 2008.

Por në të njëjtën kohë e pranoi se bisedimet do të ishin të vështira.

Mes vendeve të ftuara në Annapolis janë Siria dhe Arabia Saudite që nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Izraelin ndërsa nuk është ftuar Hamasi, organizata militante islamike që kë nën kontroll rripin e Gazës. /bbc/