Site icon Telegrafi

Bisedë telefonike Poposki – Çavuşoğlu

Zëvendëskryeministri dhe ministër i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki gjatë natës së mbrëmshme ka realizuar një bisedë telefonike me kolegun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu, kur dhe është konfirmuar se autoritetet turk punojnë për kthimin  e rendit dhe paqes në shtet dhe se së shpejti do të mënjanohen të gjithë pengesat, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Poposki gjatë bisedës ka theksuar se Republika e Maqedonisë në mënyrën më të ashpër i dënon të gjithë aktet e dhunës dhe terrorit dhe u jep përkrahje institucioneve të zgjedhura në mënyrë demokratike. Njëkohësisht ai ka shprehur ngushëllime për familjet e të gjithë të vrarëve dhe të lënduarve në ngjarjet e mbrëmshme në Turqi”, informojnë nga MPJ.

“Sipas informatave të deritanishme, është vërejtur ngadalësim i lëvizjes në kufirin bullgar-turk dhe grek-turk, ndërsa nuk realizohen as fluturime në relacionin Shkup-Stamboll”, njoftojnë nga MPJ.

Ata po ashtu bëjnë të ditur se në bazë të komunikimit me një pjesë të qytetarëve të Maqedonisë të cilët për momentin gjenden në Turqi, ata janë të sigurt dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë qytetar i lënduar apo i vdekur nga Maqedonia./Telegrafi/

Exit mobile version