Telegrafi

Bisedë telefonike Bush-Putin

Arritja e këtij pajtimi ndodhë në momentin e qëndrimeve plotësisht të kundërta mes dy liderëve botëror për mburojën kundër-raketore amerikane në Evropë, transmetojnë agjencitë perëndimore.

Kryetari rus dhe ai amerikan "biseduan për rezultatet nga takimi i paradokohshëm në Moskë ndërmjet ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të të dyja vendeve", njoftoi të hënën në mbrëmje Kremlini.

“Kryetarët theksuan domosdoshmërinë e përforcimit të mekanizmave për bashkëpunim, që të garantohen perspektivat për bashkëpunimin afatgjatë ruso-amerikan”, shtohet në kumtesën të cilën Kremlini e lëshoi pas bisedës telefonike Putin-Bush.

Në kumtesën saktësohet se biseda ka qenë me iniciativë të Bushit. /Makfax/