Site icon Telegrafi

Bisedë emocionuese mes gruas që gjendet nën rrënoja dhe ekuipazhit të kërkim-shpëtimit të Turqisë

Dialogu midis ekipit të kërkim-shpëtimit dhe një gruaje nën rrënoja preku audiencën në Turqi.

Pas dy tërmeteve me magnitudë 7.7 të shkallës Rihter me epiqendër në Kahramanmaraş dhe magnitudë 7.6 ballësh me epiqendër të Elbistanit, vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit për ata që ishin nën rrënoja.

Ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit përpiqeshin t’ia shpëtonin jetën, pati një dialog emocional midis një gruaje nën rrënoja dhe anëtarit të ekuipazhit që erdhi për ta shpëtuar.

Lexo po ashtu Vogëlushja u shpëtua pas 61 orësh nën gërmadha, ajo shkaktoi të qeshura me pyetjen që u bëri ekipeve të kërkim-shpëtimit në Turqi

Duke falënderuar punonjësit e kërkim-shpëtimit që erdhën për t’ia shpëtuar jetën nën gërmadhat e një ndërtese në Hatay, e mbijetuara nga tërmeti deklaroi “Faleminderit, ju jeni këtu për njerëzit që nuk i njihni fare. Zoti qoftë i kënaqur me ju. Askush që njihni nuk duhet të bjerë në këtë situatë. A e dini se kisha hequr dorë nga shpresa”, deklaroi ajo.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, vërehej se gruaja e ka ruajtur qetësinë dhe nuk ka humbur shpresën.

Ndryshe, Siria dhe Turqia ka regjistruar mbi 193000 mijë të vdekur dhe mijëra të lënduar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version