Site icon Telegrafi

Bisedat e bandave në SKY ECC, Rama: Nuk do të çuditesha nëse do të dilte edhe emri im

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i cilëson “muhabete kot” mesazhet që janë bërë në aplikacionin SKY ECC nga personazhe të botës së krimit.

Në emisionin “Opinion”, Rama tha se nuk do të çuditje që në këto mesazhe të përmendej edhe emri i tij, por drejtësia duhet ë vërtetojë ato që thuhen në mesazhe dhe veprimet.

“Historia e Sky ECC është një histori që u takon organeve ligjzbatuese që ta hetojnë se aty ka me qindra mijëra mesazhe, por ato s’do të thonë asgjë deri në momentin kur çfarë thotë njëri  isha atje takova atë gjatin, po marr rastin tim dhe pse nuk ka dalë, por nuk çuditem dhe po të dali, takova atë gjatin tha i gjati shiko se.. këto janë muhabete kot”,-tha Rama.

Rama u është përgjigjur edhe akuzave të deputetes Monika Kryemadhi e cila tha se “peshku i madh në telefonin e saj është Edi Rama.

Rama tha se Kryemadhi është në hall të madh dhe se nuk do të debatonte me një person që ka halle me drejtësinë.

“Zonja është në hallin e vet dhe unë me njerëz që janë në halle të mëdha nuk debatoj. Unë nuk kam asnjë hall të kësaj natyre. E kam thënë dikur, kam qen më i ri, nuk ka birë nëne dhe bir tjetër që mua të më dalë përpara e të më thotë që një qindarkë e imja si taksapagues ndodhet në xhepin tënd. Kjo është një histori qensh, lehje qensh. Dykëmbësorë që kanë marr rolin e qenit në mjedisin e qenit dhe që lehin nga të katërta anët dhe bëjnë çorbë gjithë dynjanë.

Exit mobile version