Telegrafi

Biseda telefonike pa limit është oferta e re e telefonisë fikse në PTK

Ndryshimet janë bërë në Pakon Mini, e cila kushton vetëm 3.47 euro pa TVSH dhe do të përfshijë 60 minuta bisedë derisa më herët kishte po të njëjtin çmimi me zero minuta bisedë.

Pakoja Bazë që nga 1 marsi do ju ofrohet konsumatorëve të telefonisë fikse pa limit dhe me 10 minuta thirrje në operatorin “Vala”, për vetëm 6.96 euro pa TVSH. E njëjta pako para ndryshimeve kishte kufizim me 1 mijë minuta thirrje brenda rrjetit të TK-së.

Ndryshime janë bërë ndryshime edhe në Pakon Pro e cila tashmë do ju ofrohet konsumatorëve pa limit dhe me 60 minuta shtesë në operatorin “Vala”, për vetëm 21.47 euro pa TVSH. Kjo pako më herët kishte kufizim me vetëm 10 mijë minuta thirrje brenda TK-së.

TK ka bërë ndryshime sa i përket edhe shërbimeve të kombinuara- telefoni fikse dhe internet. Interneti mbetet i pandryshuar ndërsa limitet që ishin në thirrje brenda telefonisë fikse do të hiqen nga data 1 mars e të njëjtave pako do ju shtohen edhe disa minuta thirrje në operatorin mobil “Vala”.

Përveç ofrimit të minutave të bisedës falas në drejtim të operatorit mobil “Vala” në disa nga pakot, TK bënë edhe uljen e tarifave kah Vala për thirrjet nga telefonat fiks .

Kjo tarifë do të jetë më e lirë vetëm ditën, dhe do të jetë vetëm 10 cent ( më parë ishte 16 cent), gjithashtu, edhe periudha tarifuese i përshtatet edhe më tutje kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve, ku minuti i parë i thirrjes tarifohet i plotë. /Telegrafi/