Bota e futbollit u zgjua në mëngjes të martën me një lajm tragjik. E gjitha kjo pasi aeroplani i skuadrës braziliane, Chapecoense, u rrëzua nga 77 pasagjerë që ishin në bord, 71 kanë vdekur.
Kjo tragjedi ndodhi në malet e Kolumbisë gjatë udhëtimin që klubi brazilian po bënte për finalen e Kupës së Amerikës së Jugut me ekipin e Medellin Atletico Nacional.
Tani e gjitha kjo shpjegohet me publikimin e bisedës së pilotit Miguel Alejandro Quiroga Murakami me kullën në aeroport:
Piloti: “Lamia 933 është në dështim të plotë, në dështim total elektronik, jemi pa karburant”.
Piloti: “GPS nuk po punon. Nuk e di çka po ndodh. Tani nuk kam kurrfarë kontakti me radarin. Vektor vazhdon me aterrimin”.
Kulla: “Jeni 13 kilometra larg pistës. Cila është lartësia juaj tani? (…) Lamia 933, pozita?”
Piloti: “Po rrëzohemi. Na ndihmoni! Na jepni një vektor për pistë! Jemi në largësi 305 metra!”
Piloti: “Jezus”, ishte edhe fjala e fundit e tij.
Në fillim u raportuar se shkasi i rrëzimit ishte kushtet e rënda atmosferike, por tani biseda mes pilotit dhe kullës rrëzon këtë teori.
Gjithsesi autoritetet vendase dhe ato braziliane janë duke vazhduar hetimet se si ka ardhur deri te mungesa e karburantit dhe dështimi elektronik. /Telegrafi/