Gjatë një bisede të shumëpritur në platformën X që u vonua për shkak të disa çështjeve teknike, Donald Trump i ka thënë Elon Muskut se “imigrimi i paligjshëm i ka shpëtuar jetën”.
Faqja tregoi se “nuk ishte e disponueshme” menjëherë pas orës së planifikuar të fillimit të intervistës për disa përdorues në Evropë, megjithëse më shumë se 115 mijë njerëz arritën me sukses të kyçen dhe ta dëgjojnë intervistën, transmeton Telegrafi.
“Duket se ka një sulm masiv DDOS ndaj X. Po punohet për mbylljen e tij”, ka shkruar Musk në platformën X.
DDOS është krijuar për të detyruar një faqe interneti, kompjuter ose shërbim online ta nxjerrë jashtë linje.
Kjo bëhet duke e mbushur objektivin me shumë kërkesa, duke konsumuar kapacitetin e tij dhe duke e bërë atë të paaftë për t’iu përgjigjur kërkesave legjitime.
Ngjarja filloi rreth 40 minuta me vonesë me Musk duke hapur bisedën duke folur për atentatin ndaj Trump.
Miliarderi amerikan mund të dëgjohej duke qeshur gjatë bisedës – e në veçanti kur “Trump pretendoi se i paligjshëm i shpëtoi jetën”.
Kandidati republikan tregoi se si kishte kthyer kokën për të parë një tabelë të imigracionit të paligjshëm gjatë tubimit të 13 korrikut – kur i armatosuri Thomas Mattheë Crooks nuk ia arriti qëllimin.
Ai vazhdoi të kritikonte të dhënat e emigracionit të rivales demokrate Kamala Harris, duke pretenduar se ajo mbikëqyri një rritje të madhe të kalimeve të paautorizuara pasi u vendos “në krye” të kufirit Meksikë-SHBA. /Telegrafi/