Kjo fotografi e Donald Trump po shkakton reagime të shumta në internet.
Në foton bardhë e zi, të shkrepur në Zyrën Ovale të dielën, Presidenti i SHBA shfaqet duke treguar gishtin e tij të mesit gjatë një telefonate të tensionuar me Kryeministrin e Australisë, Malcolm Turnbull.
Shkak i tensionit mësohet se është bërë kundërshtimi i Trump për marrëveshjen mes ish – Presidentit Obama dhe qeverisë australiane për azilkërkuesit.
Marrëveshja në fjalë, e firmosur nga Obama, ka lidhje me dërgimin e 1,250 azilkërkuesve drejt Amerikës.
Detaji i gishtit të mesit nuk kishte sesi të kalonte pa u vënë re nga mediat dhe përdoruesit e shumtë në rrjetet sociale.
Zyrtarë thanë për Washington Post se Donald Trump ia mbylli në fytyrë telefonin Kryeministrit Turnbull, pas 25 minutash bisedë, në një kohë kur dyshja ishte planifikuar për të folur 1 orë.
Madje Trump mësohet se i tha kryeministrit Australian se kjo kishte qenë telefonata më e keqe që kishte pasur gjatë gjithë ditës, përcjell tvklan.al.
Nga ana e tij, Turnbull për mediat në vend tha se biseda me Trump kishte qenë shqetësuese dhe se ndihej i zhgënjyer, megjithatë ai tha se biseda ishte mbyllur me mirësjellje.