Javier Hernandez ka vendosur ta vazhdojë karrierën si lojtar MLS, duke Nëshkruar me klubin Los Angeles Galaxy.
Meksikani i njohur si “Chicharito”, ka bërë karrierë me klube të njohura si Real Madrid, Manchester United dhe Bayer Leverkusen, ndërsa tani duhet të zëvendësojë një sulmues si Zlatan Ibrahimovic, që u largua nga SHBA.
Sigurisht që ky vendim nuk ka qenë i lehtë për Chichariton.
Imaginémonos cosas chingonas. pic.twitter.com/uYK2rxpmAH
— LA Galaxy (@LAGalaxy) January 21, 2020
Këtë e zbulon dhe një bisedë telefonike me babanë dhe nënën e tij, ku u tregonte që ëndrra evropiane mbaroi.
Kjo video është bërë virale, ku lotët e lojtarit nuk mungojnë, ndërsa prindërit mundohen ta ngushëllojnë.
“Është e sigurt që do të shkoj te LA Galaxy. Çdo gjë është perfekt, babi, thjesht… më duket sikur është fillimi i fundit të karrierës time”.
“Ëndrra evropiane përfundoi babi, por nuk dua të mërzitesh. Kemi arritur shumë gjëra bashkë, tani do të jemi më afër. Do t’iu takoj më shpesh”, ishin disa nga fjalët e tij, duke shpërthyer në lot.
Në fund ai ua tregon djalin e tij prindërve, duke iu premtuar që do të jetë afër tyre më shpesh.
Meksikani ka bërë karrierë në Evropë për 10 vite me klube si Manchester United, Real Madrid, Bayer Leverkusen, West Ham United dhe Sevilla. /Telegrafi/