Site icon Telegrafi

Biseda e tepruar nxit thirrjen e policisë

48-vjeçaraja, Ingrid Schuettler, i ka thënë policisë se e ka thirrur shoqen e sajën për të pirë çaj dhe për të biseduar.

Mirëpo, sapo kishin filluar bisedën, shoqja e saj nuk kishte ndalur së foluri dhe e ka mbajtur atë zgjuar tërë natën dhe në ditën e ardhshme.

“Pasi e ka dëgjuar për 30 orë resht shoqen e saj, dhe pas tentativave të pasuksesshme për ta bërë atë që të shkojë, gruaja nuk kishte pasur zgjedhje tjetër përveçse të na thërriste neve”, ka thënë zëdhënësi i policisë në qytetin Speyer.

Pasi kishte ardhur, policia e kishte detyruar shoqen e Schuettler të largohej.

Exit mobile version