Ky është momenti kur një fëmijë bën një bisedë imagjinare me stërgjyshen e tij përmes telefonit – duke e njoftuar atë me “thashethemet e fundit”.
Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, fëmija trevjeçare, Daisy Healy, është nga Dublini dhe është fotografuar nga babai i saj Alan, i cili ka publikuar videon në internet, pamje të cilat shumë shpejt janë bërë virale.
Gjatë videos, Daisy tregon një gamë mbresëlënëse të tipareve të fytyrës duke folur me miken e saj të imagjinuar.
Ajo i thotë asaj nëpërmjet telefonit: “Unë jam shumë e uritur dhe kam pasur etje. Babi vazhdon të marrë fotografi dhe është shumë i nervozuar”.
Dhe më pas thotë: “Ja ku jam!”
“Unë po shkoj e vetme. A e di ku po shkoj? Unë po shkoj në park”.
Thuhet se videoja në fjalë, së paku deri më tani, është shikuar me mijëra herë në internet. /Telegrafi/