Site icon Telegrafi

Birrë homoseksualësh në Meksikë

Në birrari thonë se birra me siguri do tu pëlqejë të gjithë adhuruesve të kësaj pije alkoolike e jo vetëm homoseksualëve, shkruan gazeta britanike Telegraph.

“Kemi vendosur të ofrojmë në treg birrë për persona gay, pasi mendojmë se birraritë e mëdha gjithmonë kanë injoruar ata edhe pse bëhet fjalë për myshterinj shumë serioz”, tha drejtori i shitjes së Minervas, Rodriguez Wyler.

Etiketa në shishet e birrave është dizajnuar në atë mënyrë që të mund të hiqet dhe të ngjitet si “Simbol i krenarisë”. E njëjta birrë shitet në dy lloje ambalazhi dhe mban dy emra – Purple Hand dhe Salamandra. Për shitjen e “gay birrave” janë të interesuara edhe SHBA-të, Argjentina, Kili dhe Ekuadori. /Telegrafi/
 

Exit mobile version