Modelja Aurela Hoxha ka qenë shumë e angazhuar këtë vit me projekte të ndryshme.
Ajo ka realizuar disa reklama për kompani të ndryshme në Kosovë, gjersa edhe është bërë pjesë e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të nemuna 3”, në një nga rolet e këtij filmi.
Së fundmi, Aurela është bërë imazh i birrës më të mirë në vend, birrës “Peja”, ku ka realizuar me ç’rast disa fotografi të reja për kampanjen e kësaj kompanie.
Në njërën prej fotografive ajo shfaqet mjaft seksi hipur mbi një motor, teksa fokusi i saj ka qenë gjoksi, të cilin modelja nuk ka refuzuar ta ekspozojë.
Aurela ka publikuar disa fotografi në Instagram Story, ku shfaq disa nga imazhet e këtyre fotografieve. /Telegrafi/