Birra është zgjidhja perfekte për një pasdite të ngrohtë, mbrojtëse nga ftohja dimërore, pije e relaksit pas një dite të gjatë të lodhshme, partnerja ideale e picës dhe ushqimeve të tjera që duam.
Ka disa arsye pse birra me djathin shihet si një “çift” i përkryer:
– Së pari ekspertët thonë se të dyja produktet i kanë rrënjët në fermë, ku fillimisht gratë i prodhonin në sasi të mëdha.
– Së dyti, të dyja janë rezultat i procesit të fermentimit: djathi prodhon acid, birra prodhon alkool dhe kjo i lidh ngushtë.
Ja disa nga llojet e djathit dhe të birrave që do të shkonin më shumë me njëri tjetrin:
Moxarela me birrë gruri, ose elbi
Guda me birrë pak, ose aspak të gazuar
Djathi me myk, me birrë të zezë
Djathi i butë me birrë të thartuar /Telegrafi/