Telegrafi

Birra Korça eksportohet në SHBA

Dërgesa e parë e Birra Korça në Amerikë u bë këtë javë për në New England. "Birra jonë është e certifikuar sipas të gjitha standardeve më të mira dhe kështu ka gjetur rrugën e eksportit edhe në SHBA, pasi është realizuar më parë që nga muaji prill i këtij viti edhe eksporti në Greqi", tha drejtori i fabrikës Zafir Ademi.

Eksporti i Birra Korca pritet të fillojë vitin e ardhshëm edhe në Maqedoni dhe në Kosovë, ndërsa është në projekt të afërt realizimi edhe eksporti drejt Italisë dhe Europës perëndimore. Birra Korça daton që nga viti 1928 kur një italian i apasionuar pas Korçës dhe ujit me cilësi të rralla në të, ndërtoi të parën fabrikë birre atje. /Telegrafi/