Site icon Telegrafi

Birra dhe kikirikët: Mënyra më e mirë për këndellje nga vrapimi i gjatë

Një litër birrë dhe një pako kikirikë janë ilaçi më i mirë për lodhjen pas maratonës, thonë shkencëtarët

Ekspertët përpiqen që ky kombinim klasik i cili u ofrohet shumicës së birrarive të botës, rihidraton organizmin më mirë se pijet sportive.

Gjatë vrapimit të gjatë, në të cilin bën pjesë edhe maratona, trupi i njeriut mund të humbë edhe deri në tri litra lëngje në çdo orë.

Gjatë vrapimit, humben edhe kaliumi dhe natriumi, por e gjitha kjo mund të kompensohet shpejt me një grusht kikirikë dhe dy birra, transmeton Telegrafi.

Prof. Ronald Maughan, ekspertë i mjekësisë sportive në Universitetin St Andrews, ka thënë që konsumimi i ujit nuk mund të kompensojë humbjen e mineraleve.

“Më e dobishmja është birra”, thotë ai.

Lexo po ashtu Ekspertët zbuluan se cili lloj i birrës është më i shëndetshmi dhe në çfarë mase

/Telegrafi/

Exit mobile version