Telegrafi

Birminghami mposht ekipin e Canës

Vendasit krijuan avantazh të dyfishtë duke shënuar njëherë në pjesën e parë (37’) me anë të Liam Ridgewell, dhe me të filluar pjesa e dytë (48’) me anë të James McFadden.

Mysafirët arritën ta ngushtonin epërsinë në minutën e 82-të me autogolin e Scott Dann, mirëpo deri në fund të ndeshjes nuk arritën ta barazojnë rezultatin.

Mesfushori kosovar Lorik Cana ka luajtur deri në minutën e 68-të kur është zëvendësuar nga Boudewijn Zenden. /Telegrafi/