Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci, Arian Daci, është bërë pjesë e Qeverisë Haradinaj. Daci, është emëruar zv/ministër i Diasporës, gjatë ditës së sotme nga Kryeministri Ramush Haradinaj.
Lajmin për emërimin në këtë pozitë të Dacit, e ka bërë publik ministri Dardan Gashi përmes një postimi në Facebook.
“Sot e mirëprita, zëvendes-ministrin e parë të Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike. Arian Daci, që vjen nga familja e themeluesve të LDK-së dhe frymës Rugoviste. Mirë se erdhe!”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/