Site icon Telegrafi

I biri ia fitoi ndeshjen, babai në bankë përlotet nga gëzimi (Foto/Video)

Me siguri nuk e keni harruar sulmuesin e famshëm suedez, Henrik Larsson që dikur djersite fanellën e Barcelonës dhe të Manchester Unitedit.

Sot ish-sulmuesi suedez është duke punuar si trajner në shtetin e tij dhe po e drejton skuadrën Helsingborgs.

Së fundmi në skuadrën e parë ka dalë edhe i biri i Larssonit, Jordan i cili ka qenë hero në sfidën e fundit ndaj Aikut.

Përderisa ndeshja ishte duke shkuar drejt fundit në barazim 1-1, Jordan Larsson shënoi një gol të mrekullueshëm nga rreth 30 metra nga gjuajtja e lirë për t’i sjellë fitoren Helsingborgsit.

Goli i të birit 18-vjeçar ka përlotur në fund babain e tij Henrik që tani është 44-vjeçar.

Në fund Helsingobrgs triumfoi 2-1 ndërsa Larsson u shpreh se ndihet njeriu më i lumtur në botë që fitoi një ndeshje falë golit të shënuar nga biri i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version