Një aeroplan i ri supersonik, i aftë të fluturojë nga Nju Jorku në Londër për më pak se katër orë do të kryejë fluturimin e parë gjatë vitit 2019.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani komercial nga Boom Supersonic është projektuar për të arritur shpejtësi deri në 2.717 km/h – ose dyfishin e shpejtësisë së zërit.
Dhe siç thuhet tutje, atij i është vendosur nofka “Biri i Concorde” në sajë të ngjashmërisë së tij me aeroplanin tanimë ikonë.
I quajtur Boom Overture, aeroplani me 55 ulëse do të jetë në gjendje të fluturojë nga Nju Jorku në Londër, Paris në Montreal dhe Madrid në Boston për më pak se katër orë – më pak se gjysma e kohës së aeroplanëve konvencionalë.
Aeroplani supersonik do të jetë më ekonomik, dhe “zhurma” e tij do të jetë “të paktën 30 herë më e qetë” sesa e Concorde, pretendon kompania. /Telegrafi/