Biraj, e ka të qartë se Sigal Prishtina është favorite shto këtu edhe që është në rolin e organizatorit, por beson që me angazhim arrihet gjithçka.
“Jemi përgatitur mirë për ndeshje me Sigal Prishtinën. Jemi shumë të vetëdijshëm se kemi rival të fortë
“Por, respekt deri në fillim të ndeshjes. Kur hymë në parket do të angazhohemi maksimalisht për t’i befasuar dhe për të arritur finalen,” ka thënë Biraj në konferecën e sotme për shtyp para Final Fourit 2016.
Ekipi prizrenas vitin e kaluar nuk ka qenë pjesë e Final Fourit, pasi ishte eliminuar nga Ylli në çerekfinale të Kupës.