Site icon Telegrafi

BioNTech dhe Pfizer pritet të prodhojnë 2.5 miliardë doza të vaksinave

Kompania farmaceutike gjermane BioNTech njoftoi se në vitin 2021 planifikon të prodhojë 2.5 miliardë doza vaksinash të zhvilluara në bashkëpunim me amerikanen, Pfizer, e cila është 25 për qind më shumë sesa ishte paralajmëruar më parë.

Kapaciteti i prodhimit duhet të rritet falë optimizimit të procesit të prodhimit, zgjerimit të rrjetit të prodhimit dhe miratimit për të marrë gjashtë doza vaksinash nga një shishe, shpjegoi kompania në një deklaratë.

BioNTech gjithashtu tha se ata kishin dorëzuar më shumë se 200 milionë doza në të gjithë botën me partnerin e tyre deri më 23 mars, dhe se ata gjithashtu kishin nënshkruar urdhra për shpërndarjen e 1.4 miliard vaksinave në vitin 2021, raporton bloomberg.

Hapja e një fabrike të re në jug të Gjermanisë, në Marburg, duhet të kontribuojë në rritjen e kapacitetit. Fabrika në Marburg, e vendosur rreth njëqind kilometra larg Frankfurtit, është fabrika e dytë për prodhimin e vaksinës Pfizer në Evropë, së bashku me atë në Puurs, Belgjikë.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) së fundmi miratoi ruajtjen e vaksinës së Pfizer në temperaturën e ngrirjes, e cila lehtëson shpërndarjen e saj duke qenë se deri më tani janë kërkuar temperatura jashtëzakonisht të ulëta. /Telegrafi/

Exit mobile version