Site icon Telegrafi

Biondja shëtitet nëpër aeroportin e Miamit me rroba banjo, pamjet bëhen virale

Një vajzë është filmuar në aeroportin e Miamit me një kombinim të pazakontë të veshjeve, e këto pamje shpejt u bënë virale.

Në fakt kamera ka kapur momentin kur në aeroportin e Miamit një bionde e paemëruar është parë duke shëtitur para sigurimit në rroba banjo me ngjyrë të gjelbër, transmeton Telegrafi.

Kishte një çantë dhe në dorë dhe mbante telefonin sikur të mos kishte ndodhur asgjë e pazakontë. Në një profil në Instagram është publikuar ky moment ku përbri shkruan: “Kur keni aheng pranë pishinës dhe duhet të zini aeroplanin për në orën 16:00”.

Në komentet e kësaj video disa kanë spekuluar nëse djaloshi me bluzë të bardhë ishte me të, e disa kanë vërejtur se ajo të paktën barte maskë. Ajo çfarë mbetet e paqartë nëse kjo vajzë ka arritur të futet në aeroplan dhe çfarë mund të ketë ndodhur me të.

Në manuale të aviokompanive, thuhet se pasagjerëve mund t’ju ndalohet hyrja në aeroplan nëse ecin këmbë-zbathur, ose veshin rroba që konsiderohen si të papërshtatshme apo tepër provokuese. /Telegrafi/

Exit mobile version