Site icon Telegrafi

Biondja më e bukur në Hollywood lindi tre fëmijë, riktheu linjën e trupit, u shfaq – si kurrë më e bukur!

Michael Kors prezantoi koleksionin e tij për vjeshtë/dimër 2022

Në sfilatën e Michael Kors u shfaqën femra të famshme të Hollywoodit dhe teksa shumica e tyre ishin me kombinime sportive, xhaketa të mëdha, tuta dhe pallto, Blake Lively rrëmbeu vëmendjen e të pranishmëve në kompletin bojë qielli.

Aktorja e cila u bë e famshme me rolin e Serenës në serialin hit për adoleshentë “Gossip Girl”, dukej sikur sapo kishte dalë nga pista e modës në një edicion sensacional në tonalitetet blu të hapur, transmeton Telegrafi.

Një jelek i shkurtër që zbulonte një bel të hollë, aktorja bionde atraktive e kombinoi me një fund të ngushtë, xhaketë dhe taka joshëse me rripa.

Në spektakël u shfaqën edhe Irina Shayk, motrat Bella dhe Gigi Hadid, Anna Wintour, Emily Ratajkowsk, por siç e kemi përmendur tashmë, vetëm Lively ishte veshur elegante, ndërsa të tjerat në kombinime të relaksuara, elementare.

Blake dhe Ryan Reynolds u takuan në vitin 2010 gjatë xhirimeve të “Green Lantern”, por daljen e parë të përbashkët, çifti e organizoi një vit pas takimit në xhirime. Ata ishin me persona të tjerë, por mes tyre u ndezën shkëndija dashurie dhe lidhja u kurorëzua me martesë në vitin 2012, pas së cilës me një interval prej disa vitesh lindën tri vajza.

Si ju duket ky edicion i aktores bukuroshe? /Telegrafi/

Exit mobile version