Site icon Telegrafi

Biondja e bukur e “Beverly Hills”, shikoni si duket tash (Foto)

Jennie Garth u bë ikonë e të rinjve me portretizimin e Kelly Taylor në hit serialin e dikurshëm, “Beverly Hills, 90210”.

Karriera e saj në vazhdim lë për të dëshiruar, pasi rol për t’u përmendur është vetëm ai i Valerie Tyler në telenovelën “What I Like About You” (2002–2006 ), raporton Telegrafi.

Tash ajo është 44-vjeçare dhe ka një vit që është martuar me aktorin Dave Abrams, me të cilin është fotografuar këto ditë në Los Angeles.

Kjo është martesa e tretë e Garth, e cila është nënë e tri vajzave (që i ka nga martesa e dytë, me Peter Facinellin). /Telegrafi/

Exit mobile version