Në Twitter është duke qarkulluar një video e pazakontë në të cilën shfaqet një bionde e veshur me rroba banjo, e cila duke menduar se do të kënaqet duke kërcyer në liqen, ajo një gjë kishte harruar – se uji ishte ngrirë.
Rusja atraktive kishte dashur të bëjë “akrobacione” në temperaturat e ulëta pranë një liqeni, por jo gjithçka shkoi siç ajo e kishte paramenduar, transmeton Telegrafi.
Ajo hoqi kapelën nga koka dhe pa u menduar dy herë kërceu, por nuk përfundoi në ujë – në akull.
Pas këtij veprimi kanë filluar të “shpërthejnë” komentet e ndryshme të atyre që e kanë parë videon, ku disa e komplimentonin bionden për guximin derisa një pjesë tjetër e konsideronin të marrë.
Sidoqoftë, një gjë është e sigurt se herën tjetër kjo ruse do të mendohet dy herë para se të hidhet në ujë, pasi mund ta pësoj në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/
https://twitter.com/dubrovskii75/status/1062616321601486848