Site icon Telegrafi

‘Bionde kashmiri’: Si duket ngjyra që vajzat po kërkojnë tani nëpër sallone?

Vitin e shkuar pamë shumë versione të flokëve biond- që nga “bionde gjalpi” e deri tek biondja e barbie-it. Këtë sezon duket se vajzat po shkojnë drejt një tjetër tendence

Bionde prej kashmiri është ngjyra që po kërkojnë të gjitha nëpër sallonet e bukurisë dhe jo më kot.

Kjo nuancë quhet specifikisht e tillë sepse i bën flokët të duken të butë, është ngjyrë e artë, e pastër dhe e bën flokun të duket më i shëndetshëm nga ç’është.

Duket perfekt për vjeshtë dhe jo më kot, fotot e biondeve që shihni nëpër Instagram ju pëlqejnë kaq shumë.

Ajo çfarë duhet të konsideroni para se të vendosni për bionden e kashmirit është vendi ku do t’i realizoni. Produktet duhet të jenë të cilësisë së lartë dhe parukierja profesioniste.

Është një fije e hollë që e bën këtë version biondeje të duket shumë luksoze. Prandaj, përgatituni të shpenzoni ca.

 

Exit mobile version