Edhe pse shumica nuk e kanë parë, flokët biond me përfundim të errët, të cilat janë bartur nga fundi i viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, sërish po kthehen në modë.
Gjatë sezoneve të kaluara në botën e stilit të flokëve ishin aktuale teknikat e ndryshme ‘balayage’, pastaj edhe nuancat bionde – nga tonet e ftohta deri te nuancat ngjyrë mjalti, transmeton Telegrafi.
Sipas fotografive më të reja të yjeve të famshme, sivjet do të jetë aktual stili “biond i papërfillshëm – teknikë hit i ngjyrosjes që i ka shënuar vitet nëntëdhjetë.
Edhe pse në të vërtetë nuk është qëllimi që të duken të papërfillshme, por as keq, ky stil i flokëve ka të bëjë me ngjyrën e ngrohtë të artë-bionde që është freskuar me përfundime të errëta.
Ky kontrast i ngjyrave duket goxha interesant, mirëpo këtë stil e kanë përkrahur shumë bukuroshe, ndër të cilat janë Selena Gomez, Lily Collins, Jennifer Aniston dhe Heli Baldwin.
Për t’u dukur ky stil i flokëve i bukur, kushti është që të keni flokë plotësisht të shëndetshme dhe të kuruara. /Telegrafi/