Telegrafi

Bionde dhe me makijazh, Gashi reperi ‘shndërrohet’ në femër për Halloween

Reperi i njohur shqiptar, Gashi, është shumë aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Në mbrëmjen e së enjtes, ai duket se i është bashkuar festimeve për Halloween, duke u shndërruar kështu në një personazh krejt tjetër.

Në disa fotografi të ndara me ndjekësit në rrjetin social Instagram, reperi shqiptar ka treguar se si për këtë festë, vuri një paruke bionde në kokë duke u dukur kështu si femër.

Ai më pas ka realizuar edhe një video, ku shfaqet i veshur në të bardha dhe me paruke teksa vallëzon dhe bën gjeste qesharake.

Ky shndërrim i tij për festën e Halloweenit është komentuar shumë nga fansat.

Lexo po ashtu Heidi Klum meriton çmimin për transformimin më të frikshëm për këtë Halloween

Përndryshe, ai pak ditë më parë publikoi edhe projektin e tij më të fundit muzikor, “Mr. Ferrari”, që u prit mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/