Opah është peshku që kontrollon temperaturën e trupit, duke i përplasur krahët.
E, mundësia e tij për të kontrolluar vet temperaturën e trupit, bën që ai të notojë dhe të lëvizë më shpejtë se grabitqarët tjerë, transmeton Telegrafi.
Me peshë prej 90 kilogramësh, ky peshk ka formë ovale, që arrin madhësinë e një rrote automobili.
“National Oceanic and Atmospheric Administration” kanë ekzaminuar disa raste të peshqve Opah, që janë zënë në brigjet e Kalifornisë.
Hulumtuesit nga NOAA kanë vërtetuar, nga pjesa e gushës, që peshku ka gjak të nxehtë. /Telegrafi/