Telegrafi

Biografia zyrtare e Steve Jobs, më 21 nëntor!

Tani, thuhet se libri i quajtur “Steve Jobs: A Biography” do të paraqitet në libraritë botërore më 21 nëntor të këtij viti. Publikuesi i librit, Simon & Schuster kishte planifikuar që libri të dalë në treg jo më larg se gjatë muajit mars, mirëpo më pas gjithçka ishte lënë për më vonë, ndërsa tani thuhet se “libri do të dal në shitje, pasi që është bërë gati”.

Biografia e cila fillimisht ishte titulluar “iSteve: The Book of Jobs” është duke u finalizuar nga ish-drejtori i CNN, Walter Isaacson, i cili ka qenë edhe ish-kryeredaktori i Time Magazine.

Ky libër përmban më shumë se 40 intervista të Steve Jobs, dhe qindra intervista me anëtarë të familjes, miq, konkurrent dhe kolegë të drejtorit të Apple, thuhet sipas publikuesit.

Libri me siguri se do të shndërrohet në një “bestseller” të padiskutueshëm. Jobs është ikonë e teknologjisë dhe ndërmarrësisë, pasi që ai ka themeluar dhe më pas ka udhëhequr kompaninë e cila sot mban vlerën më të madhe në tregun amerikan. / Telegrafi /