Telegrafi

Biografia e Besnik Tahirit, kandidatit të AAK për deputet

Kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Besnik Tahiri, ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, ku ka treguar biografinë e tij.

“Miq, po e ndaj me ju një video ku përshkruhet një pjesë të biografisë sime politike dhe akademike:

Besnik Tahiri me numër 5.

Besnik Tahiri që në moshën 29-vjeçare iu bashkua komandantit, Ramush Haradinaj, për të mbrojtur shtetin dhe për të ndërtuar një vizion për vendin në të ardhmen.

Nga dhjetori i vitit 2004 iu bashkua kryeministrit Haradinaj si këshilltari më i ri në kabinet, ku deri në janar 2008 shërbeu si këshilltar i lartë politik gjatë mandatit, por edhe i dy kryeministrave të tjerë nga radhët e AAK-së. Besniku është magjistër i shkencave për Qeverisje të Decentralizuar dhe Zhvillimin Ndërkombëtar nga Universiteti i Birmingemit. I qëndroi pranë Ramush Haradinajt në dy gjykimet në Hagë, duke e mbrojtur kauzën e drejtë të UÇK-së.

Votoni AAK me numër 135, voto Besnik Tahiri me numër 5, voto zërin që i duhet Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Tahiri.