Telegrafi

Binjakët zbuluan se njëri prej tyre u pranua në Harvard, shikoni se si reaguan adoleshentët

Matthew dhe Magdalena Myslenski janë binjakë. Gjatë gjithë jetës së tyre, ata kanë mbështetur njëri-tjetrin në situata stresuese, duke përfshirë edhe leximet e mesazheve të rëndësishme.

Matthew ka dorëzuar kohë më parë dokumentacionin e duhur për regjistrim në Universitetin e Harvardit, e cila gjë ka qenë gjithmonë një ëndërr për të, dhe duket qartë se është nën stres teksa hap emailin e shumëpritur.

Magdalena mbante frymën teksa priste momentin kur do ta zbulonte nëse është pranuar vëllai i saj.

Kur më në fund u hap e-mail dhe adoleshenti zbuloi se dëshira e tij ishte realizuar, ata të dy filluan të bërtisnin dhe ta përqafonin njëri-tjetrin.

Meqenëse Matthew ka paralizë cerebrale, aplikimi në Harvard kërkonte gjithashtu përgatitje fizike jashtëzakonisht të vështira.

“Më duhej të punoja shumë në aspektin akademik dhe fizik për të arritur atje ku dua të isha”, tha Matthew. /Telegrafi/