Site icon Telegrafi

Binjaket më të vjetra britanike panë katër monarkë dhe 20 kryeministra për 102 vjet, zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë së tyre (Foto)

Me të mbushur 102 vjet, këto binjake pritet të bëhen më të vjetrat në Britaninë e Madhe.

Phyllis Jones dhe Irene Crump jetojnë në Worcestershire të Anglisë, ku edhe kanë lindur më 1916, transmeton Telegrafi.

Gjatë jetës së tyre të gjatë, ato kanë parë katër monarkë të ngrihen në fron, zgjedhjen e 20 kryeministrave, si dhe kaluan në të dy Luftërat Botërore.

Bashkë me motrën e madhe, kur ishin katërvjeçare

Britaniket zbuluan edhe sekretin e jetëgjatësisë së tyre, që konsiderohet se është te pijet e forta, si dhe ngrënia e mishit të peshkut.

Para tetë vitesh, ato kanë lënë familjet e tyre, për të shkuar të jetojnë së bashku në një azil për të moshuar.

Fëmijët e tyre kanë bërë hulumtime në internet dhe gjetën se Phyllis, që është 25 minuta më e vjetër se Irene, janë binjaket më të vjetra britanike.

Megjithatë, ende nuk i kanë kontaktuar zyrtarët e Librit të Rekordeve të Ginisit.

Phyllis dhe Irene para disa vitesh

“Nëna ime ka probleme mendore shkaku i demencës, por duket më e re se mosha e saj. Do të bëjmë një aheng të vogël në qendrën ku banon, pasi nuk dëshiron të del përjashta”, ka thënë i biri i Phyllis.

Sa i përket tezes së tij Irene, thotë se i nevojitet shkopi për të ecur, por nuk e ka asnjë problem tjetër shëndetësor.

Me të mbushur 100 vjet, binjakeve iu ka arritur një urim special prej Mbretëreshës Elizabeta. Mirëpo, këtë vit e as derisa të mbushin 105 nuk do të marrin ndonjë urim tjetër, për shkak të rregullores për urimet. /Telegrafi/

Exit mobile version