Hayley Lapshire nga Oxfordshire i Anglisë, ka qenë shtatzënë me binjakët, të cilët ishin në të njëjtën qeskë amniotike dhe kishte frikë për disa kompletime.
Mjekët i kishin thënë 27-vjeçares, se djemtë e saj mund të shpëtojnë, vetëm nëse qëndrojnë pa lëvizur dhe nuk rrotullohen, transmeton Telegrafi.
Përndryshe, rreth qafës së tyre mund të mbështillet korda e kërthizës dhe t’ju ndalojë furnizimin me ajër dhe ushqim. Por, ata kanë shpëtuar pasi janë kapur për dore dhe nuk kanë bërë rrotullime.
Në një fotografi të bërë me rreze X, është parë teksa binjakët qëndrojnë të mbështetur, si dhe mbahen për dore.
“Frikësohesha sepse mjekët më thanë se nuk mund të bëjnë asgjë, është e tëra fat. Por, u mrekullova kur kuptova se ata po bëjnë të duhurën dhe do të shpëtojnë”, ka thënë Lampshire lidhur me rastin.
Pas operimit cezarian, ajo i ka lindur Rowan dhe Blake, të cilët janë identikë dhe kanë shëndet të përkryer. /Telegrafi/