Ata kanë lindur 30 minuta pas njëri- tjetrit, dhe lëkura e tyre nuk dukej gjithmonë ndryshe.
“Ata dukeshin shumë të njëjtë në fillim, sa që më përziheshin”, është shprehur nëna e tyre Abigail Tongue.
Binjakët filluan që të jenë ndryshe nga njëri tjetri pas gjashtë jave. Ngjyra e lëkurës së Riley, filloi që të bëhej më e errët me kalimin e javëve.
Prindërit e tyre, janë Abigail Tongue 22 vjeçe e cila është e bardhë, dhe Richard Geroge 26 vjeç, me ngjyrë.
“Kur ajo ishte shtatzënë, ne gjithmonë bënim shaka se njëri nga fëmijët do të ishte me ngjyrë si unë, e tjetri i bardhë sikur Abbie, por kurrë nuk kam menduar se do të ndodhte njëmend”, është shprehur babai i binjakëve.
Mjekët thanë se shansi për të lindur dy binjakë me ngjyrë të ndryshme të lëkurës, është një në një milion. /klankosova/