Telegrafi

Binjakët mbijetojnë rënien nga dritarja

Vëllezërit 21-muajsh Rolf e Harold Kappel ishin ngjitur në një tavolinë dhe kishin rrëshqitur nga dritarja në qytetin Blumenau të Austrisë.

Mjekët thonë se ata kanë mbijetuar falë shiut të një nate më parë i cili e kishte zbutur livadhin në të cilën kanë rënë.

Zëdhënësi i spitalit ku ata janë ekzaminuar ka thënë: "Duket se nëna e tyre u nuk i kishte sytë në ta për disa sekonda kur ata u ngjitën në tavolinë dhe rrëshqitën jashtë nga dritarja.

"Kur na thirri ajo mendoi se ata duhet të ishin të vdekur, por fati i mirë ishte se ata u ngritën dhe filluan të shëtisin rreth e rrotull”.

"Livadhi nën dritare ishte i butë për shkak të shirave të fundit dhe luajti rolën e një sfungjeri duke amortizuar kështu rënien.

"Djemtë u gërvishtën pak në shpinë dhe prapanicë kur ranë, por veç kësaj ata janë shumë mirë.

"Të gjithë ne jemi ankuar për shirat e furishme që kanë rënë gjatë dy javëve të fundit por këta fëmija janë gjallë pikërisht falë tyre", ka përfunduar zëdhënësi.