Telegrafi

Binjakët lindën me ngjyra të ndryshme lëkure dhe janë rritur në mitra të ndara

Ajo kishte frikë se mund të mos bëhej kurrë nënë kur mjekët zbuluan dy mitra në trupin e saj.

Kështu, Jade Buckingham ishte shumë e lumtur kur arriti të lindte Kairon, transmeton Telegrafi.

Përsëri, 25-vjeçarja u gëzua edhe më shumë kur zbuloi se ishte shtatzënë me binjakë vetëm 18 muaj më vonë.

Lanae dhe Lavell u rritën në mitra të ndara – një fenomen kaq i rrallë sa mjekët thonë se ka mundësi të ndodhë një në 50 milionë shanse.

Por ky nuk është aspekti i vetëm unik për binjakët e Buckingham.

Lanae ka një ngjyrë më të errët lëkure dhe flokë të errët, kaçurrela, ndërsa Lavell ka flokë bjonde dhe lëkurë më të hapur.

Buckingham, nga Sutton-in-Ashfield në Nottinghamshire të Anglisë tha: “Ndonjëherë kur jemi jashtë dhe njerëzit pyesin për ta, ata nuk besojnë se janë binjakë.

“Ndonjëherë iu tregoj atyre një fotografi të kohës kur kanë lindur”.

Siç bëhet e ditur, 25-vjeçarja e cili i lindi fëmijët në vitin 2018, tha se u deshën ‘disa muaj’ para se të fillonin të shfaqeshin ndryshimet e vërteta të ngjyrës së lëkurës së binjakëve.

Fenomeni mund të ndodh në një 500 grupe binjakësh të lindur nga çifte me raca të përziera. /Telegrafi/