Site icon Telegrafi

Binjakët kultivuan kungullin me përmasa gati pesë metra

Kungulli më i madh në botë ka përmasat prej 5 metrave dhe shton deri në 13 kilogramë në ditë. Në tetor të këtij viti, vëllezërit do të udhëtojnë për të marrë pjesë në garën me garuesit tjerë nga vende të ndryshme të botës, nga Amerika deri në Australi e Zelandë të Re.

Ian dhe Stuart rrisin kungujt gjigantë prej moshës 13 vjeçare dhe shpresojnë se përvoja e gjatë do t’i ndihmojë ata të hyjnë në histori. Para dy vitesh ata thyen rekordin në Britani me kungullin i cili peshonte 660 kilogramë.

Vitin e kaluar amerikania Christy Harpy dhe bashkëshorti i saj Nick, vendosën rekordin botëror me kungullin e rëndë 782 kilogramë. Megjithatë vëllezërit shpresojnë se sivjet ata do të thyejnë rekordin e tyre, sepse kungulli do të rritet edhe për 40 ditë. /Telegrafi/

Exit mobile version